LAJMI I FUNDIT:

Kancelari austriak, Kurz: Jam nën hetime për korrupsion

Kancelari austriak, Kurz: Jam nën hetime për korrupsion

Kancelari austriak, Sebastian Kurz konfirmoi sot se është nën hetime nga autoritetet anti-korrupsion dhe mohoi pretendimet se dëshmoi në mënyrë të rreme para komisionit parlamentar.

Kurz u tha ligjvënësve se hetimi nga Prokuroria e Shtetit për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik u përqëndrua në deklaratat që bëri gjatë hetimit parlamentar ndaj udhëheqësit të Partisë së Lirë të krahut të djathtë, një partner koalicioni në qeveri, i cili çoi në rënia e qeverisë së mëparshme austriake në 2019.


Kancelari austriak tha se priste që Prokuroria të paraqiste një kërkesë për ndjekje penale dhe se do të paraqitej para një gjykatësi, raporton reuters. Ai tha se nuk e kishte menduar të jepte dorëheqjen.

Komisioni parlamentar hetoi të ashtuquajturën çështje Ibiza, për shkak të së cilës zëvendëskancelari i atëhershëm, Heinz Christian Strache dha dorëheqje. Ai e bëri këtë pasi u shfaq një video që tregon se ofron kontrata fitimprurëse shtetërore për një investitor të pretenduar rus në këmbim të ndihmës financiare për Partinë e tij të djathtë ekstreme të Lirisë.

Video pretendohet se është xhiruar në ishullin spanjoll Ibiza pak para zgjedhjeve austriake në vitin 2017. Pas rënies së qeverisë, u mbajtën zgjedhje të reja dhe Kurz u rizgjodh, këtë herë duke formuar një koalicion me të Gjelbrit.

Kurz tha se gjithmonë përgjigjej me sinqeritet para komisionit parlamentar, por që shumë nga pyetjet që u bënë kishin të bënin me gjëra që kishin ndodhur shumë kohë më parë. Ai deklaroi se hetimi ishte nisur kundër shefit të kabinetit të tij, Bernhard Bonelli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori