LAJMI I FUNDIT:

Kanadezi bleu një shtëpi plot me mbeturina, por gjeti gjëra me vlerë qindra mijëra euro

Kanadezi bleu një shtëpi plot me mbeturina, por gjeti gjëra me vlerë qindra mijëra euro

Me thënien “plehrat e dikujt janë thesar për dikë tjetër” u bind një tregtar antik pasi bleu një shtëpi në një gjendje kaotike dhe më pas gjeti sende me vlerë rreth 270 mijë euro në grumbujt e gjërave.

Alex Archbold, i cili zotëron një dyqan antik në Edmonton, Alberta, Kanada, dhe drejton një kanal të njohur në YouTube me qindra mijëra ndjekës, bleu shtëpinë dhe sendet e mësueses të ndjerë të muzikës, Beth-Joan Ruck.


“Më thanë se kishte të ardhura modeste dhe nuk prisja shumë”, tha ky kanadez për Bored Panda.

Mirëpo, siç thotë ai, kur ka hyrë për herë të parë në shtëpi ka mbetur i befasuar nga gjendja e saj.

“Ishte një rast ekstrem i grumbullimit”, tha Archbold. Ai e bleu shtëpinë vetëm për një arsye

“Unë në fakt e bleva shtëpinë dhe gjëra të tjera vetëm sepse mendova se mund të ishte një aventurë argëtuese për kanalin tonë në YouTube dhe të paktën do të merrja një piano. Nuk mund të shihej se çfarë kishte në shtëpi, sepse në atë moment ishte plot me gjëra. Grumbujt ndonjëherë ngjiteshin deri në tavan”, deklaroi ai.

Së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, YouTuber-i ka “krehur” shtëpinë në kërkim të çdo gjëje që mund të shiste dhe u habit menjëherë kur hasën në shufra argjendi, të fshehura në një grumbull letrash.

Sipas Archbold, kjo ishte vetëm maja e ajsbergut.

“Kemi gjetur kuleta plot me para të gatshme, një shufër argjendi me peshë gati tre kilogramë dhe çanta plot me unaza ari dhe diamanti”, tha ai.

Ankandi fillestar i solli atij gati 200 mijë dollarë, zbuloi ai.

Archbold pret të marrë të paktën 100 mijë dollarë të tjerë deri në kohën kur shtëpia të jetë plotësisht e zbrazur.

Ai dhe familja gjetën gjithashtu disa kuti me veshje nga shtëpi luksoze të modës si Chanel, Burberry dhe Tiffany.

Përveç kësaj, ata zbuluan dollapë të tërë plot me veshje vintage dhe stilistë që datojnë dekada më parë.

Në shtëpi u zbuluan gjithashtu regjistrime të vjetra me vlerë, takëm antike, këpucë, libra dhe të paktën tre makina qepëse.

“Gjithçka ka potencial këtu. Ky ishte investimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, shpjegoi Archbold.

Ky i fundit zbuloi se e ka mbajtur pianon për vete dhe shpreson ta transferojë në një kafene që planifikon të hapë pranë dyqanit të tij ekzistues.

Kush ishte mësuesi i muzikës, shtëpinë e të cilit bleu?

Gazeta “Alberta Prime Times” raportoi se Rak kishte lindur në vitin 1944 dhe ishte në rrugë të mirë për t’u bërë kërcimtare derisa një aksident me veturë i theu kofshën e saj, e cila gjë e mbajti të shtrirë në shtrat për gati pesë muaj.

Ajo vazhdoi të kultivonte dashurinë e saj për muzikën në Konservatorin Mbretëror të Muzikës në Toronto dhe u diplomua si pianiste në moshën 23 vjeçare, dhe një vit më vonë fitoi diplomën e mësueses së pianos.

Një ish-studente e përshkroi atë si “një zonjë të mirë, pavarësisht nga rrethanat”.

“Nuk ka më gra si ajo. Sinqerisht, ishte sikur u hap një port udhëtimi në kohë dhe ajo sapo erdhi nga shekulli i XVI-të në shekullin tonë”, tha Vince Anderson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori