LAJMI I FUNDIT:

Kanadezët të interesuar për investime në sektorin minerar të Kosovës

Kanadezët të interesuar për investime në sektorin minerar të Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot ka pritur një delegacion të Korporatës Minerare ‘Trevali’ nga Kanadaja, të drejtuar nga presidenti dhe kryeshefi ekzekutiv i saj, Mark D. Cruise, e cila është e specializuar në sektorin e minierave, e në veçanti atë të zinkut.

Ministri Lluka ka njoftuar Cruise me burimet minerare që ka Kosova dhe mundësitë për investime në këtë sektor, duke theksuar angazhimin e Qeverisë për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për investimet e jashtme.


Nga ana e tij, Cruise ka prezantuar aktivitete momentale të kompanisë që drejton në Kanada dhe Afrikë, ndërsa ka shprehur interesimin për sektorin e minierave të Kosovës.

Cruise ka bërë të ditur se nga prezantimet të cilat i ka parë në Konventën e PDAC në Toronto të Kanadasë ku ishte prezent edhe ministri Lluka, kanë ngjallur interesimin e tij për këtë sektor në Kosovë.

Ai theksoi se Korporata Minerare ‘Trevali’, është prodhuesi i 8-të më i madhi në botë i zinkut, dhe e specializuar në minierat e vjetra, të cilat i kanë revitalizuar dhe i kanë bërë ekonomikisht të leverdishme.

Interesimi i Crusie tregon qe vizita e ministrit Lluka në Toronto dhe kërkesa e tij për të sjell sa më shume investime nga Kanadaja në Kosove, kishte zgjuar interesim edhe për delegacionin kanadez të kësaj korporate të madhe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori