LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja me rregullore përfundimtare, nga viti 2035 do të shiten vetëm automjete me emetim zero

Kanadaja me rregullore përfundimtare, nga viti 2035 do të shiten vetëm automjete me emetim zero

Kanadaja lëshoi të martën rregulloret përfundimtare ku parashihet që deri në vitin 2035, të shiten vetëm automjete me emetim zero, kjo duke përfshirë edhe SUV-ët, crossoverët dhe kamionët e lehtë.

Vendimi i ri, vjen si pjesë e planit të përgjithshëm të qeverisë për të luftuar ndryshimet klimatike, transmeton Telegrafi.


Automjetet me zero emetim duhet të përbëjnë paktën 20 për qind të shitjeve deri në vitin 2026 dhe të paktën 60 për qind deri në vitin 2030, raporton Reuters.

Zyrtarët e industrisë thonë se automjetet elektrike përbënin 12.1 për qind të shitjeve të automjeteve të reja në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Ministri i Mjedisit, Steven Guilbeault tha se rregulloret i dhanë industrisë sigurinë që i nevojitej për të trajtuar çështjen e disponueshmërisë së kufizuar të automjeteve elektrike.

Transporti përbën rreth 22 për qind të emetimeve të gazrave serrë të Kanadasë.