LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Kemendi merr rrugën drejt Pejës (Foto/Video)

Majlinda Kemendi merr rrugën drejt Pejës (Foto/Video)

Majlinda Kelmendi pas pritjes madhështore në qytetin e Prishtinës, kampionia olimpike është nisur drejt qytetit të lindjes, Pejës.

Burimet e Telegrafit bën të ditura se është organizuar një pritje madhështore në sheshin e qytetit pejan.


Xhudistja kosovare kujtojmë se ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në kategorinë 52 kilogram.

Kelmendi me autobus të hapur në sheshet e Prishtinës
Pas pritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, kampionia olimpike ka arritur në qytetin e Prishtinës.

Shumë qytetarë në rrugët e qytetit kanë dal ta përshëndesin fituesen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios.

Më pas Kelmendi do të shkojë në qytetin e lindjes, Pejën, ku është organizaur një pritje fantastike.

shesh

prit

ruget

moment


Pritje madhështore jashtë hapësirave të Aeroportit Ndërkomtar në Prishtinë “Adem Jashari”

aaaaa7
Fjalët e para të kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është befasuar nga pritja e bërë në vendlindje.

Xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi është kthyer nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ për në Kosovë.

ooll

Por, Majlinda nuk ka ardhur duarthatë, pasi me vete ka sjell edhe medaljen e artë në sportin e xhudos, medalje kjo e parë për shtetin e Kosovës në një Olimpiadë.

“S’po di nga tia nis. Kemi punuar bashkërisht që të arrijmë këtë, të cilën shumë shtetet e kanë andërr të arrijnë. Kemi pasur shumë vështirësi, por ia arritëm t’ia dalim. Periudha më e vështirë ka qenë në vitinb 2015, kur jam lënduar dhe kam menduar se nuk do të kthehem kurrë. Por ia arritëm dhe këtë vit jam shpallur kampione evropiane. Në lojërat olimpike vinë sportistë kulmor dhe për këtë jam përgatitur, Ballafaqimin më të vështirë e kam pasur kundër japonezen Nakamura, të cilën e kam pasur idol. Në finale e kam ditur se do të triumfojë”, tha Majlinda me të arritur në Kosovë.

Kjo është motra e Majlinda Kelmendit, gruaja e Driton Kukës (Foto)
Lexo po ashtu Kjo është motra e Majlinda Kelmendit, gruaja e Driton Kukës (Foto)

Ajo më tutje ka zbuluar se të gjitha meritat  kësaj arritje janë të trajnerit, Driton Kuka, i cili është përkujdesur edhe për të gjitha shpenzimet deri në momentin kur është bërë kampione.

Kelmendi ka premtuar edhe më shumë tituj evropian, botëror, por edhe medajle olimpike prej Tokyos. /Telegrafi/

KREUE

Majlinda Kelmendi ka folur për mediat prej tepihut të kuq pas arritjes në Kosovë.

Ajo ka thënë se ndihet krenare që ka arritur të fiton medaljen e artë.

“Jam shumë e lumtur për këtë pritje kaq të madhe. Jam e lumtur që jam e para që e kam arritur këtë gjë”, tha Majlinda me të arritur në Kosovë.

Arrin në Kosovë kampionia olimpike 

Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Për ta pritur kampionen olimpike të Kosovës kishte dal ta pres edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, i cili po shoqërohet edhe prej disa ministrave dhe zyrtarëve të kabinetit të tij.

Xhudistja pejane ka fituar medaljen e parë të artë në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos, transmeton Telegrafi.

Kelmendi do të bëjë xhiro me autobus prej aeroportit deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.

Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, duke triumfuar në finale kundër italianes, Odette Giuffrida. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori