RTV Dukagjini tashmë është shndërruar në një prej kanaleve televizive më të preferuara në vend.

Më shumë se sa për informim e argëtim, interes jashtëzakonisht i madh duket se tregohet edhe për politikën në vend, aq më tepër tani që na ndajnë vetëm një ditë nga dita e votimit në zgjedhjet e parakoshme të 6 tetorit 2019.


Përgjatë gjithë muajit, ekipi i televizionit RTV Dukagjini kanë ofruar për shikuesit mbulim perfekt ngjarjesh nga zgjedhjet dhe fushata elektorale.

71592970 423958244923885 1660660619805720576 n

Stafi i këtij televizioni, kanë vendosur që në ditën e heshtjeve zgjedhore, të festojnë për suksesin e shënuar gjatë këtij muaji, falë punës së tyre të palodhur.

Me prezencën e gazetarëve, drejtuesve të emisioneve e kameramanëve, RTV Dukagjini kremtuan së bashku me një tortë, ku shkruhej: "23 mijë, kampionët e Zgjedhjeve".

71772547 384066285809876 8982731508955480064 n

Shifra 23 mijë i referohej, rekordit që televizioni shënoi në një nga netët e debateve televizive, ku në emisionin “Debat +”, i ftuar ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me një masë prej 23 mijë njerëzve që e ndoqën atë në transmetim direkt.

Por kjo nuk ishte nata e vetme që RTV Dukagjini u shqua për shikueshmëri të lartë, pasi debatet politike dhe përcjellja në terren e fushatës elektorale, shoqëruan shikuesit përgjatë gjithë këtyre javëve - me çka interesi për t ndjekur këtë kanal televiziv ishte vërtet i madh.

72129596 399868217611343 1882551562463608832 n

Po i njëjti televizion, ka përgatitur një punë të mrekullueshme me një ekip të përzgjedhur si në terren ashtu edhe studio televizive, për të mbuluar sa më mirë procesin e votimit dhe rezultatet në ditën së zgjedhjeve, në datën e nesërme, e diel 6 tetor 2019. /Telegrafi/

72311039 698582613988639 4359354091332173824 n