LAJMI I FUNDIT:

Kampionati evropian ne automobilizëm: Valdet Kaçandolli bën progres të madh në Spanjë

Kampionati evropian ne automobilizëm: Valdet Kaçandolli bën progres të madh në Spanjë

Valdet Kaçandolli, garues dhe një nga veteranët e automobilizmit në Kosovë, anëtar i klubit PRT, ka filluar sfiden garuese me Suzuki Swift R+ ne kampionat evropian të disiplinës malore e njohur si EHC (European Hillclimb Championship).

Kaçandolli, sot ka përfunduar me sukses tri xhirot te treningut në kategorinë e veturave garuese te klasifikuara ne grupin 3, sipas Performanse Faktorit te FIA, me kohen e tij më të mirë prej 3 minutave 11 sekondave dhe 9 të qindta. Zbritjet progresive te kohës garuese nga xhiro ne xhiro, ishin tepër evidente, duke e pasur parasysh pjesëmarrjen e parë në ketë shteg te panjohur malor nga aspekti sportiv.


Përshtypjet e para te Valdetit janë shumë pozitive në garën e dytë zyrtare, pasi që në Austri e kishte të pamundur pjesëmarrjen, si dhe ekipi përkrahës i tij nga Suzuki Team, i cili është vendas spanjoll. Nga rezultati preliminar i tij, ka bere progres te konsiderueshëm, pasi që është hera e pare e tij në këtë shteg malor, dhe shumica e konkurrenteve kanë përvojë disa vjeçare në këtë shteg dhe disipline.

“Sapo përfundova tri xhirot e treningut, dhe ndjesia nga kafazi i veturës është e papërshkrueshme për përvojën që ta jep ngasja në këtë shteg mahnitës, me publike nga starti deri ne finish, mbi 10 mijë e sa tifozë të zjarrtë të autosportit, të cilit është e pamundur mos me i vënë re edhe nga adrenalina qe shtegu jashtëzakonisht me tempo dhe teknik sfidues për tre minuta. Sidoqoftë, jam tepër i kënaqur me pritjen dhe organizimin e kësaj gare te këtij niveli evropian”, ka thënë Kacandolli me entuziazëm komentin e tij për përvojën që ta jep kampionati EHC, me 150 vetura garuese.

Nesër nga ora 9:00 fillojnë lëshimet zyrtare të garës në dy tempo, te cilat regjistrohen si rezultat për plasman, pikë dhe shpërblimeve për kupa. Por, me e rëndësishme është që një garues nga Kosova arriti të ketë prezantim dinjitoz dhe shumë sportiv, falë përvojës dhe veturës se përgatitur posaçërisht për gara malore Hillclimb, Suzuki Swift R+.

Nesër ne garën e rrethit te trete te EHC, Subida al Fito te Spanjes i urojme Valdetit ta shijoje çdo moment, dhe nëse na nderon me ndonjë çmim, përveç pikëve qe i grumbullon për rrugën e gjate te kampionatit evropian, do te jete motivimi kryesor për garat e ardhshme te tij te disiplinës Malore. MN. FASK.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori