LAJMI I FUNDIT:

Kampi i Real Madridit, suksesi i radhës për sportin në Kosovë!

Kampi i Real Madridit, suksesi i radhës për sportin në Kosovë!

Sot (e premte) është dita e fundit e kampit stërvitor të Real Madridit në Kosovë ku morën pjesë 150 fëmijë të cilët u trajnuan me metodologjitë e klubit mbretëror të Real Madrid. Gjatë këtyre 5 ditëve, trajnerët e Akademisë së Real Madrid kishin për qëllim avancimin e talentëve të futbollit në vendin tonë.

Vajzat dhe djemtë e trajnuar nga trajnerët e Akademisë së Real Madrid Francisco  Garcia dhe Ignacio Abascal në kampin e mbajtur kanë kaluar një javë me përplot aktivitete.


Trajnerët u ndanë shumë të kënaqur me organizmin dhe mënyrën e  zhvillimit të këtij kampi, ku po ashtu ishin entuziastë që është krijuar kjo mundësi për fëmijët.

Trajnimi është zhvilluar përmes metodologjisë “The Real Way”, metodologji kjo e  përdorur nga klubi i Real Madridit, ku është e bazuar në një analizë të plotë të zhvillimit  në përgjithësi duke kombinuar me trajnimin individual dhe po ashtu ka mësuar rreth  vlerave si udhëheqja, puna në ekip, respekti dhe përkushtimi ndaj futbollit.

Andi, pjesëmarrës në kamp stërvitor në një intervistë është shprehur se: “Gjatë kampit  të Real Madridit kemi mësuar shumë teknika të reja të cilat mund të shërbejnë në lojëra, po ashtu na kanë treguar për elemente të ndryshme duke përfshirë edhe  mënyrën se si ndërtohen aksionet në futboll të cilat nuk i kemi mësuar më herët.”

Zero Pozitive, Robin Krasniqi dhe STE kanë ofruar mundësinë unike dhe emocionuese për talentët e rinjë duke sjellë në Kosovë kampin e Real Madrid.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori