LAJMI I FUNDIT:

Kamaru Usman mbron titullin në UFC, mposht me nokaut Gilbert Burns

Kamaru Usman mbron titullin në UFC, mposht me nokaut Gilbert Burns

Kamaru Usman ka triumfuar ndaj Gilbert Burns në meçin e vlefshëm për UFC 258, duke mbrojtur titullin në kategorinë ‘walterweight’ dhe duke vazhduar i serinë e mirë të fitoreve.  

Mëngjesi i së dielës ka dhuruar një meç të fortë mes dy miqve, Usman dhe Burns, por fitoren e mori vetëm luftëtari nigerian.


Usman dëshmoi edhe një herë se ai është luftëtari më i mirë në botë në kategorinë ‘welterweight’ me një tjetër performancë të nivelit të lartë ndaj Burns në ngjarjen kryesore të UFC 258.

Këtë herë, megjithatë, Usman edhe pse u desh të përballej me një ish-shok skuadre, ai tregoi se nuk ka miq në tetëkëndësh duke e mposhtur me nokaut në raundin e tretë.

Me këtë fitore, Usman vazhdon të mbrojë titullin në kategorinë e tij, ndërsa gjithashtu vazhdon serinë e mirë të fitoreve dhe të përgjithshme 18-1-0.


Welterweight është kategori midis peshave të lehta dhe peshave të mesme. Në sportin e UFC-së ajo varion nga 70,3–77,1 kg.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori