LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal për qytetarin e Ohrit, ka sulmuar me thikë nënën e tij

Kallëzim penal për qytetarin e Ohrit, ka sulmuar me thikë nënën e tij

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër 43-vjeçarit T.S nga Ohri, i cili me thikë dhe sëpatë ka kërcënuar nënën e tij. Pas kërcënimit ai edhe e ka sulmuar fizikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë sulmi ka ndodhur më 7 maj të këtij viti rreth orës 21 në shtëpinë familjare në rrugën “Dame Gruev” në Ohër. Djali i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit ka diskutuar me nënën e tij dhe i ka kërkuar para. Pasi ajo i është përgjigjur se nuk ka para, ai ka marrë thikën dhe në mënyrë agresive ka kërcënuar me jetë nënën e tij.


“Pastaj ai ka lëshuar thikën dhe marrë sëpatë dhe e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur në duar dhe këmbë”, thonë nga policia.

Pas kontrollit mjekësor, tek e lënduara janë konstatuar lëndime në kokë, krahun e djathtë dhe në trup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori