Kallëzim penal kundër një personi në Shkup, dyshohet për evazion fiskal


Ministria për Punë të Brendshme njofton se në bashkëpunim me Njësitin për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër F.B. (54) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “evazion fiskal”
I denoncuari, gjatë viti 2021 në llogarinë e tij të transaksionit ka pranuar 9.714.945 denarë, por nuk i ka paraqitur dhe nuk ka paguar tatim në shumë 10% nga shuma e përgjithshme, përkatësisht F.B. nuk ka parashtruar deklaratë vjetore tatimore obligative deri te DAP-i dhe nuk ka paguar tatim në shumë prej 971.494 denarë dhe për këtë shumë e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga
Telegrafi
28/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































