“Kalle” e Adrianit dhe Lindonit befason, hiti i kësaj vere? (Video)

Duket se vera ka hyrë në fazën më serioze për të përcaktuar hitin e saj.
Një këngë e lansuar 10 ditë më parë, e titulluar “Kalle” nga Adrian Gaxha dhe Lindoni po bën namin.
Janë 1 milion e gjysmë klikime që kanë marrë artistët që prej lansimit të këngës dhe krejt kjo brenda 10 ditësh, duke dëshmuar se kënga po stër-dëgjohet.
Manifesti ritmik, duket se ka lansuar me sukses në skenë Lindonin, i cili edhe ka firmën e këtij projekti krahas Adrianit.
Lindoni, zëri karakteristik ka qenë pjesë e superhitit “Fenix” nga Tuna dhe Cozman, të cilit ia ka bërë disa “back-vokale” dhe zëra tjerë shtesë që i kanë kontribuar këtij mega hiti, transmeton Telegrafi.
E tash një hit tjetër të madh duket se e ka realizuar për vete Lindoni, pasi “Kalle” po dëgjohet në çdo cep.
Një kandidat serioz për hitin e kësaj vere, para këngëve tjera që pritet të lansohen, e që po thuhet se do të jenë në luftë për hitin e verës e ata janë Ledri ft. Era Istrefi dhe Cozman ft. Tuna. /Telegrafi/




















































