LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Milanit me Leoanrdon, Maldinin dhe Gattuson i është kthyer ADN-ja kuqezi

Kaka: Milanit me Leoanrdon, Maldinin dhe Gattuson i është kthyer ADN-ja kuqezi
MILAN, ITALY - NOVEMBER 23: Ricardo Kaka salute the crowd during the UEFA Europa League group D match between AC Milan and Austria Wien at Stadio Giuseppe Meazza on November 23, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Kaka beson se menaxhmenti i klubit të Milanit e ka ADN-në kuqezi.

Braziliani ka qenë i lidhur me një rikthim si drejtues te Milani, ndërsa ka lavdëruar tre ish-bashkëlojtarët që janë aktualisht në klub.


“Prioriteti për mua janë ende fëmijët e mi Luca dhe Isabela, të cilët janë ende të rinj dhe jetojnë në Sao Paulo”.

“Tani është e vështirë për mua që t’i lë ata, kështu që nuk po kërkoj punë, përveçse më duhet të studioj dhe të mësoj këto mënyra të reja të punës”.

Riccardo Kaka kur ishte kthyer te AC Milan /Getty Images)

“Do të regjistrohem në kurs për t’u bërë drejtor sportiv në Brazil dhe pastaj të bëj një kurs stërvitjeje në Coverciano”.

“Unë e shoh veten më shumë si drejtor, si Leonardo. Ai ka përvojë, kontakte ndërkombëtare me FIFA-n dhe UEFA-n dhe ka punuar për disa klube të mëdha”.

“Leo bëri gjithçka, udhëtoi nëpër botë, është i mençur dhe gjithashtu e di mirë botën e komunikimit. Ai e di se si të menaxhojë një ekip të rëndësishëm”.

Paolo Maldini – Leonardo (Getty Images)

“Paolo është historia, një idhull. Nëse flasin për Milanin në mbarë botën, flasin për Paolon dhe anasjelltas”.

“Paolo do të thotë besnikëri. Unë nuk dua të flas asgjë për menaxhimin e mëparshëm, me të cilin kam pasur disa kontakte, por ky Milan ka diçka ndryshe, sepse e rizbulon ADN-në e Rossonerëve”.

“Leo dhe Paolo u kthyen dhe Gattuso mbeti trajner”.

David Beckham, Kaka dhe Paolo Maldini /Getty Images)

“Rino është ai që sjell karakter dhe angazhim. Ai ka frymën e atyre që nuk heqin dorë. Ishte kështu kur luante dhe është i njëjtë si trajner”.

“Milani ka marrë rrugën e duhur. Nuk e di se çfarë do të bëjë Maldini në klub saktësisht. Ndoshta do të ketë një rol të ngjashëm me Leonardo, por unë jam i sigurt se ata do të punojnë së bashku”, ka thënë Kaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori