LAJMI I FUNDIT:

Kaka i hapur për rikthim te Milani në një rol drejtues  

Kaka i hapur për rikthim te Milani në një rol drejtues  
Leite Kaka (Getty Images)

Leite Kaka ka pranuar se ai është i hapur për një punë të re te Milani, pasi me Leonardon dhe Paolo Maldinin, lidhja e tij me klubin është edhe më e fortë.

Yonghong Li humbi kontrollin e klubit pasi dështoi të paguajë borxhet, duke lejuar kështu fondin e mbrojtjes së SHBA-ve, Elliott Management, të merr pronësinë e klubit kuqezi.


Pas ardhjes së tyre, ata e rindërtuan strukturën e klubit me drejtorin teknik Leonardo dhe drejtorin e zhvillimit strategjik Maldini.

Milani konfirmon dëshirën për rikthimin e Kakas në klub
Lexo po ashtu Milani konfirmon dëshirën për rikthimin e Kakas në klub

Por, tani edhe legjenda braziliane, Kaka mund të bashkohet me ish shokët e ekipit në një rol drejtues te Rossonerët.

Leite Kaka (Getty Images)

“Raporti im me Milanin ka qenë gjithmonë shumë i ngushtë dhe tani me kthimin e Leos dhe Maldinit, figura që kam luajtur me ta dhe kam një marrëdhënie të mirë me ta, lidhja ime me klubin është edhe më e fortë”, ka thënë fillimisht Kaka për faqen braziliane UOL.

“Prioriteti im është që të qëndroj në Brazil me fëmijët e mi, por dyert janë gjithmonë të hapura dhe mund të shoh se si punon bota e drejtorit sportiv”.

Braziliani vazhdon të mbetet i dashuruar me Milanin (Getty Images)

“Unë nuk do të duhet domosdoshmërisht të qëndroja në Itali ose të kisha përgjegjësi të veçanta. Do të ishte më shumë për të kuptuar tregun”, përfundoi braziliani.

Ndryshe, Kakas mund t’i jepet roli si skautë i talenteve brazilian për skuadrën e Rossonerëve. /Telegrafi/