LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Ivanovi ka përgjegjësi politike për vendimin e sjellë

Kadriu: Ivanovi ka përgjegjësi politike për vendimin e sjellë

Profesori universitar për çështje juridike kushtetuese, Osman Kadriu, i ftuar në emisionin “10 minuta” në Tv 21, tha se impiçmenti apo thënë ndryshe përgjegjësia politike e presidentit Ivanov duhet të kalojë nëpër dy faza. Iniciativa e ngritur nga deputetët e LSDM për përgjegjësinë politike të presidentit Gjorgje Ivanov duhet të kalojë se pari në Komisionin i cili do të përbëhet nga 11 anëtarë.

Pasi propozimi formulohet nga ky komision, kalon në seancë plenare dhe nëse merr votat e 82 deputetëve të Kuvendit, atëherë faza e dytë është kalimi në Gjykatën Kushtetuese. Në gjykatën Kushtetuese presidenti ka të drejtë që të vetmbrohet, e të njejtën të drejtë mund t’a ushtrojë edhe në Kuvend.Por, as Kuvendi e as Gjykata Kushtetuese nuk mund t’a shkarkojnë kryetarin e vendit nga detyra.

Sipas profesorit, Osman Kadriu, arsyetimi i Ivanovit për sjelljen e vendimit për falje është shumë sipërfaqësor dhe i pambështetur në fakte dhe sjellja e këtij vendimi vetëm sa përkeqësoi situatën politike në vend. Ivanov ka përgjegjësi politike pasi vendimi i tij është kundër kushtetues, kujdeset të theksojë profesori Kadriu.

Profesori Osman Kadriu foli edhe për thirrjen në biseda informative të aktivistëve të “Revolucionit të Larmë”

“ Kjo është një shtypje, një presion psiqik dhe politik ndaj tyre, që nëpërmjet këtij presioni edhe ata të distancohen, të mos marrin pjesë në këtë revolucion. Por, natyrishtqë kështu bëhet shtypje që edhe qytetarët të mos marrin pjesë në protest, të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar kur këto protesta organizohen në bazë të rregullave që parashikon kushtetuta edhe ligji”, theksoi Kadriu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Lajme
Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Siguri
Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kalo në kategori