LAJMI I FUNDIT:

Kadriaj: Qeveria po tenton ta mashtrojë opinionin me “ekspertët” e saj

Kadriaj: Qeveria po tenton ta mashtrojë opinionin me “ekspertët” e saj

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se qeveria po vazhdon ti vejë në lajthitje qytetarët sa i përket çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, duke i mashtruar ata me “ekspertët” e saj.

“Për ta lajthitur opinionin në Kosovë, rreth Demarkacionit me Malin e Zi, tani turpi nuk ka fund, qeveria dhe njerëzit e implikuar në gabimin fatal me këtë marrëveshje, është shpikur ideja e re: Të gjithë ata “ekspert ” neutral po ju korruptohet mendimi, andaj ju bëj thirrje publike që mos të bien në lajthitje në emër të interesit momental”, ka thënë Kadriaj.


Ajo ka shtuar se çdo tendencë, do të jetë e dështuar, pasi tashmë deputetët e kanë parë të vërtetën e pa mohueshme për dëmet në ketë marrëveshje./Telegrafi/