LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Kufiri minimal i pagesës të zhvendoset në orën e punës

Kadaj-Bujupi: Kufiri minimal i pagesës të zhvendoset në orën e punës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, tha se paga minimale në Kosovë është diskriminuese dhe nuk mbulon nevojat elementare të punëtorit. Sipas saj ajo duhet të ndryshohet, dhe të bëhet edhe ndryshimi i modalitetit.

Në seancën ku po diskutohet për rritjen e pagës minimale, Kadaj-Bujupi, tha se hap fillestar për pagën minimale duhet të jetë ndryshimi i modalitetit ku kufiri minimal i pagesës të zhvendoset në orën e punës.


“Hap fillestar sa i përket pagës minimale duhet të jetë ndryshimi i modalitetit. Paga minimale nuk duhet të njihet si e tillë por si pagesë minimale për orë pune, pra kufiri minimal i pagesës për këtë njësi të ketë orën e punës. Ndryshimi i modalitetit të pagës minimale, pra kur kufiri minimal i pagesës të zhvendoset në orën e punës do të minimizojë manipulimet me kontratat e punës, do të nxitej respektimi i pagave shtesë ndërsa punëtorëve do të u mundësohet puna fleksibile përgjatë ditës”, tha ajo.

Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale
Lexo po ashtu Ymeri: Urgjentisht duhet të rritet paga minimale

Kada tha se duhet të ndryshohet baza që përcakton pagën minimale për orë pune sipas moshës dhe të ndryshohet rregullimi diskriminues që dallon pagesën minimale për orë punë për punëtorët nën moshën 35 vjeç.

Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç
Lexo po ashtu Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç

Sipas saj, kjo kategori duhet të ketë të njëjtin kufi minimal të pagesës për orë pune. /KP/Telegrafi/