LAJMI I FUNDIT:

Kaçanikasi vdes në oborrin e vëllait, policia e cilëson ‘vdekje e dyshimtë’

Kaçanikasi vdes në oborrin e vëllait, policia e cilëson ‘vdekje e dyshimtë’

Policia e Kosovës bëri të ditur se në rrethana të panjohura një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik, të hënën në ora 17:35.


“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në trupin e viktimës nuk vërehen gjurmë vetëm disa lëndime në fytyrë që dyshohet të jenë shkaktuar gjatë rrëzimit në tokë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/