LAJMI I FUNDIT:

Kabuli, cak i sulmeve terroriste

Kabuli, cak i sulmeve terroriste

Një ndërtesë, në të cilën po qëndronin kontraktorët e huaj në kryeqytetin afgan, Kabul ka qenë cak e një sulmi të fuqishëm nga luftëtarët talebanë.

Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua mbrëmë pas mesnatës.


Shefi i Policisë në Kabul, Abdel Rahman Rahimi tha se një bombë në kamion ka shpërthyer në portën e kompleksit, ku pastaj dy persona të armatosur hynë brenda.

Në një përballje me armë, një oficer i Policisë dhe dy sulmuesit janë vrarë, ka bërë të ditur Policia.

Tre oficerë policor kanë mbetur të plagosur nga përballja që kishte zgjatur disa orë.

Asnjë nga mysafirët e kompleksit nuk është plagosur, shkruajnë mediat e huaja.

Ky kompleks që zakonisht përdorët nga të huajt, ishte sulmuar rëndë nga militantët edhe para tre viteve.

Sipas banorëve lokalë, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, transmeton KosovaPress. Gjatë javës së kaluar, dy sulmues vetëvrasës të lidhur me Shtetin Islamik kishin vrarë 80 persona, ndërsa kishin plagosur më shumë se 230 njerëz.