LAJMI I FUNDIT:

A ka tendenca fëmija juaj ta lëndojë veten? Si ta kuptoni këtë

A ka tendenca fëmija juaj ta lëndojë veten? Si ta kuptoni këtë

Lëndimi i vetes është fenomen i zakonshëm mes të rinjve, thonë ekspertët. Besohet se 13% e fëmijëve 11 deri 16 vjet qëllimshëm e lëndojnë veten gjatë një periudhe të jetës së tyre.

Çdo prind duhet të jetë i vëmendshëm për këtë fenomen, ndonëse shenjat paralajmëruese mund të jenë të vështira për t’u vërejtur, transmeton Telegrafi.

Shumicën e rasteve, të rinjtë që e lëndojnë veten ndihen të turpëruar dhe bëjnë çmos për ta fshehur aktin e tyre.

Por, ekspertët bëjnë thirrje që prindërit të kenë kujdes nga këto shenja paralajmëruese që tregojnë se fëmija juaj ka tendenca ta lëndojë veten:

Shenja, prerje apo djegie të pashpjeguara

Shenja më e qartë e lëndimit të vetvetes qëllimshëm është trupi i fëmijës tuaj, i cili mund të ketë shenja të pashpjeguara ose në vende ku vështirë lëndohen aksidentalisht – siç është stomaku apo kyçet e dorës.

I fshehë duart dhe këmbët

Të rinjtë që e lëndojnë veten qëllimshëm zakonisht përpiqen t’i fshehin lëndimet.

Nëse fëmija juaj gjithmonë vesh bluza me mangë të gjata ose pantallona të gjatë, qoftë edhe në mot shumë të nxehtë, atëherë duhet të keni kujdes.

Sjellja e çuditshme

Prindërit e fëmijëve të cilët kanë tendenca ta lëndojnë veten, shpeshherë e vërejnë se fëmijët e tyre fillojnë të sillen çuditshëm, ku i mbajnë gjërat shumë sekret.

Kjo përfshin faktin se fëmija qëndron i vetmuar tërë kohën në dhomë të fjetjes ose në tualet. /Telegrafi/