Boksieri Anthony Joshua, pasuri e të cilit, sipas Forbes, aktualisht vlerësohet të jetë pak më shumë se 34 milionë euro, tregoi se duket banesa ku jeton.

Në një apartament modest, kampioni i peshave të rënda, asgjë nuk e tradhton pasuria, pa jetë luksi, madje edhe mobilie të lëna pas dore.


"Këto mobilie i kam në shtatë vitet e fundit. Nuk e kam ndërmend t'i riparoj pasi që janë të rehatshme, funksionale. Unë mund të pushojë në to dhe nuk kanë nevojë që të blejë të reja", thotë Joshua.

Screenshot 2 8

Ai shfaqi edhe kuzhinën e vogël, e cila nuk është si shumica e njerëzve të njohur botëror, gjersa zbuloi edhe çfarë mban zakonisht në frigorifer.

"Jo shampanjë, vetëm ujë dhe lëngje të shtrydhura", shpjegoi me buzëqeshje kampioni i boksit.

Dhomën e gjumit gjithashtu e ka të vogël, me një shtrat të vetëm dhe e mban një kryq që ia ka dhuruar nëna. Ndryshe, boksieri pritet që gjatë këtij viti ta mbroj titullin e kampionit për peshat e rënda. /Telegrafi/