LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë Sir Bobby Charlton, ‘heroi’ i Manchester United dhe Anglisë

Ka ndërruar jetë Sir Bobby Charlton, ‘heroi’ i Manchester United dhe Anglisë

Heroi i Kupës së Botës me Anglinë në vitin 1966, Sir Bobby Charlton, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Ish- legjenda e Man Utd ndërroi jetë pas një beteje me demencën vetëm një javë pasi festoi ditëlindjen.


Familja e konfirmoi sot se Sir Bobby “u nda nga jeta i qetë” gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, i rrethuar nga të dashurit e tij.

“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se Sir Bobby ndërroi jetë paqësisht në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij, familja e tij dëshiron të përcjellë falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar në kujdesin e tij dhe për njerëzit e shumtë që e kanë dashur dhe e kanë mbështetur”.

“Ne do të kërkojmë që privatësia e familjes të respektohet në këtë moment”, thuhet në deklaratë e familjes.

Manchester United gjithashtu i bëri nderimet e tyre legjendës dhe tha se klubi është në zi.

Inteligjenca Artificiale krijon formacionin më të mirë në histori të Manchester United - shumë legjenda mbesin jashtë tij
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale krijon formacionin më të mirë në histori të Manchester United - shumë legjenda mbesin jashtë tij

“Sir Bobby ishte një hero për miliona, jo vetëm në Mançester apo në Mbretërinë e Bashkuar, por kudo ku luhet futboll në mbarë botën”.

Sir Bobby konsiderohet gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai luajti në triumfin e Kupës së Botës të Tre Luanëve në 1966 dhe vazhdoi të fitonte Topin e Artë më vonë atë vit.

Ai gjithashtu shënoi 249 gola në 758 ndeshje për Manchester United – duke i ndihmuar ata në fitoren e tyre të parë në Kupën Evropiane (Ligën e Kampionëve) në 1968.

Zbulohet lista e 10 lojtarëve më të mirë anglezë të të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Zbulohet lista e 10 lojtarëve më të mirë anglezë të të gjitha kohërave

Pavarësisht se luante si mesfushor, Sir Bobby shënoi edhe 49 herë në 106 ndeshje për Anglinë.

Sir Bobby i mbijetoi fatkeqësisë ajrore të Mynihut në vitin 1958 që vrau tetë nga shokët e tij të skuadrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori