Se cilat janë arsyet, mund ta mësoni në lajmërimin e mëposhtëm:
Kompania ''TROFTA'' dorëhiqet nga Klubi i Futbollit ''ISTOGU''
NJOFTIM
Kompania ''TROFTA'' - Istog
DOREHEQJE nga klubi i Futbollit ''Istogu''
Duke u nisur nga fakti se menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Futbollistik të Raiffesen Superligës, edicionit 2014-2015, Kompania TROFTA (sponzorisuesi kryesor- i vetëm i KF Istogu) ka kërkuar që duke filluar nga edicioni i ardhshëm i garave 2015-2016, Klubin e futbollit ta ndihmojnë përmes Komunës së Istogut dhe donatorë tjerë.
Pasi që deri më sot nuk kemi ndonjë përgjigje konkrete në këtë drejtim, Kryesia e KF Istogut merr VENDIM për DOREHEQJE nga udhëheqja e mëtejme me KF Istogu.
Arsyetim:
- KOHA E SHKURTER për të bërë riorganizimin e ekipit për edicionin e ardhshëm me përforcimet e nevojshme: trajner dhe lojtarë gjatë afatit kalimtar veror.
-RREGULLIMI I FUSHES së futbollit në stadiumin ''Demush Mavraj'' është më se i nevojshëm sepse është larg standardeve të përcaktuara sipas kritereve dhe propozicioneve të garave.
-DONATORET tjerë mungojnë dhe Kompania TROFTA si e vetme nuk mund ti përballojë më shpenzimet e mëdha mbi 200 mijë euro për një edicion të garave.
Pra Kryesia e KF Istogut së bashku me Kompaninë TROFTA nuk dëshiron që të marr përgjegjësi për vazhdimin e mëtejme të garave në Kampionatin e Futbollit të Kosovës, gjegjësisht në Raiffeisen Superligë.
 

telegrafi sport app