LAJMI I FUNDIT:

Juventusi vihet në vështirësi për Zaniolon, Roma nuk pranon lojtar në shkëmbim

Juventusi vihet në vështirësi për Zaniolon, Roma nuk pranon lojtar në shkëmbim

Juventusi po përballet me një betejë të vështirë për të siguruar shërbimet e Nicolo Zaniolos, me Romën që nuk po lëshon asnjë centimetër dhe po tregohen negociatorë të ashpër, por bisedimet po vazhdojnë.

Bianconerët janë tifozë të mëdhenj të sulmuesit 23-vjeçar italian dhe janë të prirur ta blejnë atë këtë verë për të zëvendësuar Paulo Dybalan, i cili u largua si lojtar i lirë në fillim të këtij muaji.


Zaniolo nuk pati një sezon të lehtë nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe bisedimet për rinovimin e kontratës dolën më të vështira se sa pritej, kështu që një shitje këtë verë nuk mund të përjashtohet.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Roma po refuzon të pranojë ndonjë shkëmbim lojtarësh për Zaniolon, duke mos shprehur interesim për të përfshirë Arthurin ose Denis Zakarian në një marrëveshje të mundshme.

Giallorossët janë të vendosur, dhe duan 50 milionë euro para për 23-vjeçarin.

Vetë lojtari dëshiron të largohet nga kryeqyteti italian dhe thuhet se ka zgjedhur Juventusin si klubin e tij të ardhshëm, por dëshira e tij mund të mos plotësohet pasi Zonja e Vjetër nuk po dorëzohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori