LAJMI I FUNDIT:

Juventusi vëzhgon Lemarin

Juventusi vëzhgon Lemarin

Mediat italiane raportojnë se Juventusi po mban njërin sy ndaj sulmuesit të talentuar të Monacos, Thomas Lemar, përpara një oferte të mundshme verore.

Bardhezinjtë njihen për interesimin e tyre që tash e sa kohë në Douglas Costan e Bayern Munichut dhe Bernardo Silvan, gjithashtu të Monacos.


Talentet e Ligue 1 po çmendin botën, këta janë pesë kryesorët (Foto/Video)
Lexo po ashtu Talentet e Ligue 1 po çmendin botën, këta janë pesë kryesorët (Foto/Video)

Megjithatë, sipas Tuttosport, talenti tjetër i skuadrës franceze, Lemar, është shtuar në listën e objektivave të mundshëm për kampionin italian, përcjell Telegrafi.

Skuadra e Ligue 1 është tërhequr në short kundër Zonjës së Vjetër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke ofruar një mundësi ideale për drejtuesit Beppe Marotta dhe Fabio Paratici për të parë nga afër lojtarët e lartpërmendur.

Lemar në radarin e Barçës
Lexo po ashtu Lemar në radarin e Barçës

21-vjeçari Lemar ka shënuar shtatë gola dhe ka siguruar gjashtë asistime këtë sezon, duke shtuar edhe dy gola dhe katër asistime në ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve.

Lamar gjithashtu ka edhe dy paraqitje për kombëtaren e parë të Francës, teksa interesim për të ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Barcelona. /Telegrafi/