LAJMI I FUNDIT:

Juventusi gati të ‘luftojë’ me Interin për Raspadorin

Juventusi gati të ‘luftojë’ me Interin për Raspadorin

Juventusi është gati të luftojë me Interin për nënshkrimin e talentit të Sassuolos, Giacomo Raspadorit, nëse Alvaro Morata ose Moise Kean largohen gjatë verës.

Bianconerët po përgatiten për një rinovim të sulmit gjatë verës, me të ardhmen e Paulo Dybalas aktualisht i varur në balancë ndërsa skadimi i kontratës së tij po afrohet gjithnjë e më shumë.


Ardhja e Dusan Vlahovic ka rigjallëruar vijën e parë të sulmit të Juventusit dhe klubi bardhezi dëshiron të vazhdojë punën e tij për ta përmirësuar atë fazë.

Juve shënjestron dy emra në rast të largimit të Dybalas
Lexo po ashtu Juve shënjestron dy emra në rast të largimit të Dybalas

Sipas Calciomercato.com, Juventusi është jashtëzakonisht i etur për të nënshkruar me Raspadorin nga Sassuolo në verë, nëse Morata ose Kean largohen.

Ata do të përballen me konkurrencë serioze nga Interi, të cilët kanë në sy edhe dy yjet tjerë të Sassuolos, Gianluca Scamacca dhe Davide Frattesi.

Drejtori i Sassuolos, Carnevali konfirmon interesimin e Interit për Raspadorin dhe Scamaccan
Lexo po ashtu Drejtori i Sassuolos, Carnevali konfirmon interesimin e Interit për Raspadorin dhe Scamaccan

Kean mund të largohet nga Juventusi një vit më herët se sa ishte planifikuar gjatë verës, pasi u transferua në një marrëveshje dyvjeçare huazimi nga Everton verën e kaluar. Ai nuk i ka bërë përshtypje trajnerit Massimiliano Allegri veçanërisht këtë sezon dhe Torino dëshiron ta marrë atë për të zëvendësuar Andrea Belottin.

Bianconerët janë të prirur të nënshkruajnë Moratan në një marrëveshje të përhershme, por ata nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 35 milionë eurosh të bashkangjitur në marrëveshjen e tij të huazimit nga Atletico Madrid. Ata do të përpiqen ta marrin atë për një shumë më të ulët në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori