LAJMI I FUNDIT:

Juventusi apelon kartonin e kuq të Ronaldos?

Juventusi apelon kartonin e kuq të Ronaldos?

Juventusi mund të apelojë kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos kundër Valencias, por nuk pritet të ketë sukses, pasi ata do të duhet të dëshmojnë “një gabim të dukshëm” nga ana e gjyqtarit.

Ylli portugez u largua nga fusha pas 29 minutave lojë në fitoren e mbrëmshme të Juventusit, pasi e goditi dhe e tërhoqi për flokë mbrojtësin Jeison Murillo.


Sipas nenit 9 të rregulloreve të UEFA-s, “vendimet e marra nga gjyqtari në fushën e lojës janë përfundimtare dhe nuk mund të rishikohen nga organet disiplinore të UEFA-s”.

Si ndodhi kartoni i kuq i Ronaldos dhe sa mund të dënohet portugezi
Lexo po ashtu Si ndodhi kartoni i kuq i Ronaldos dhe sa mund të dënohet portugezi

Megjithatë, në rastet kur një vendim nga gjyqtari përfshin një gabim të dukshëm atëherë rishikimet e pasojave disiplinore të atij vendimi mund të rishikohen.

Për dy kartonë të verdhë, një apel do të ishte i pranueshëm vetëm në rastin e identitetit të gabuar, por për një të kuq direkt, rregullat parashikojnë një gabim të dukshëm të llojeve të tjera.

Sipas mediumit Sky, Bianconerët do të kërkojnë të apelojnë në bazë se Ronaldo u largua për sjellje të dhunshme, kur në të vërtetë nuk kishte sjellje të dhunshme.

Motra e Ronaldos: Kartoni i kuq ishte turp i futbollit, do t'i paguajnë shtrenjtë lotët e vëllait tim
Lexo po ashtu Motra e Ronaldos: Kartoni i kuq ishte turp i futbollit, do t'i paguajnë shtrenjtë lotët e vëllait tim

Neni 56 shpjegon se Juventusi duhet të ankohet brenda 24 orëve me shkrim në bordin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës, duke paguar një shumë prej 1,000 eurosh e cila do të rimbursohej vetëm nëse pezullimi i Ronaldos largohet.

Çdo ankesë ka shumë pak gjasa të jetë suksesshme, pasi edhe nëse kartoni i kuq mund të mos ketë qenë i ashpër, nuk ka gjasa të përmbushë kriteret për një “gabim të dukshëm” të gjyqtarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori