LAJMI I FUNDIT:

Juventus rikthen interesimin për Aouar, pasi ky i fundit është dënuar nga Lyon

Juventus rikthen interesimin për Aouar, pasi ky i fundit është dënuar nga Lyon

Juventus ka rikthyer interesimin për transferimin e mesfushorit Houssem Aouar.

Mesfushori i talentuar francez është njëra nga dëshirat më të mëdha të Zonjës së Vjetër, por çmimi i tij i lartë bëri që kampioni në fuqi i Italisë mos ta transferojë në verë.


22-vjeçari së fundmi ka pasur probleme me Lyonin, me klubin francez që e kanë dënuar dhe e kanë dërguar tek skuadra e tyre e dytë.

Juventus po mundohet ta shfrytëzojë mosmarrëveshjen mes lojtarit dhe Lyonit dhe ta transferojë atë në janar.

Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për ta transferuarin reprezentuesin francez.

Gjithsesi ky transferim nuk do të jetë aspak i lehtë për Juven, pasi edhe Arsenali është duke kërkuar me ngulm transferimin e tij.

Aouar këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me Lyonin, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Problemet e fundit të Aouar me Lyonin kanë bërë që vet lojtari të kërkojë largimin nga gjiganti francez në janar dhe Juventus e Arsenal po mundohen me të gjitha forcat ta shfrytëzojnë këtë për ta transferuar atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori