Juventusi dhe Lazio do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Superkupës së Italisë, e cila zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.

Nga ora 17:45 në King Saud University Stadium, fillon përplasja tradicionale midis fituesve të Scudettos dhe fituesve të Coppa Italia.

Në këtë rast, kampioni Juventusi do të ndeshet me fituesit e Kupës, Lazion, në përballjen e madhe mes tyre për Superkupën e Italisë.

Zonja e Vjetër dhe lacialët kanë një rivalitet të madh ndër vite dhe pritet të dhurojnë një takim interesant, pasi pikërisht Lazio është skuadra e vetme fituese ndaj Juventusit të Maurizio Sarrit.

Simone Inzaghi dhe Sarri kanë disa mungesa në formacionet e tyre, por pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme në kërkim të trofeut të parë sezonal.

Te Lazio nga minuta e parë do të luajë portieri shqiptar, Thomas Strakosha dhe gjithashtu yje si Francesco Acerbi, Luis Alberto e Immobile, ndërsa Sarri do të startojë me ‘tridentin’ Ronaldo-Higuaian, Dybala.

Strakosha duke pritur penalltinë e ekzekutuar nga Dybala

Formacionet e mundshme të Supercoppa Italia

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Higuain

Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Immobile, Correa

/Telegrafi/