eksperti-banner

Pak orë na ndajnë nga ndeshja e dytë mes Juventusi dhe Ajaxit në Allianz Stadium, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi ndeshja e parë në Amsterdam ka përfunduar 1-1, rezultat që i jep mundësi të dy ekipeve të vazhdojnë në gjysmëfinale, Zonja e Vjetër ka publikuar një video në rrjetet sociale për t'i motivuar  lojtarët dhe tifozët.


"Bëhuni gati për të vazhduar tutje", është titulli i videos, ndërsa një nga protagonistët kryesor është Cristiano Ronaldo.

Video ka sekuenca nga ndeshja e fundit, ku CR7 kishte shënuar golin e vetëm dhe kishte bërë një ndeshje të mirë.

Në rast të fitores Juve në gjysmëfinale do të ndeshjet me fituesin e ndeshjes Tottenham-Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app