LAJMI I FUNDIT:

Juve në pozitë të mirë (Video)

Juve në pozitë të mirë (Video)

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 përballë Real Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Casillas për pak sa nuk i dhuroi një gol të hershëm Juventusit kur gaboi në pasimin e topit, mirëpo për këtë duhet t’i falënderohet Arturo Vidalit i cili nuk e shfrytëzoi rastin për të shënuar ballë për ballë tij.

Sidoqoftë, goli i vendasve nuk vonoi, sepse pas një goditje dinake të Carlos Tevez, topi i dëbuar nga Casillas përfundoi në këmbët e Alvaro Moratas i cili e futi në rrjetë për ta ngritur stadiumin në këmbë(9’).


Vendasit si duket u lodhën nga presioni i lartë dhe filluan të tërhiqen prapa, ndërsa këtë rast e shfrytëzuan mysafirët që filluan ta kontrollojnë tempon e lojës me posedim të topit.

Nuk deshi shumë kohë dhe goli i madrilenëve erdhi pas një kombinimi të mirë të Carvajal dhe Rodriguez, teksa ky i fundit asistoi mrekullisht te Cristiano Ronaldo i vetmuar, i cili e futi topin në rrjetë lehtësisht(27’).

Madrilenët patën një rast të qind për qindtë në minutën e 40-të, kur Isco harkoi nga ana e majtë tek Rodriguez, i cili përballë portës së zbrazur e goditi transversalen. Deri në përfundim të pjesës së parë, nuk pati më raste që vlejnë për t’u përmendur.

Pjesa e dytë filloi me një ashpërsi më të madhe të të dyja palëve, ndërsa mysafirët patën iniciativën në fillim.

Sidoqoftë, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Carlos Tevez u pengua në zonë nga Dani Carvajal dhe gjyqtari Atkinson akordoi penallti. Tevez ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë dhe i dha përsëri epërsinë Juventusit(57’).

Pas golit të dytë, vendasit morën kontrollin e ndeshjes në dorë dhe arritën që ta ruajnë rezultatin deri në fund të takimit, përkundër përpjekjeve të madrilenëve për të shënuar.

Ky rezultat është i mirë për Juventusin, mirëpo në Santiago Bernabeu duhet të shënojë për t’u kualifikuar në finale, pasi që një humbje prej 1-0 do t’i largonte ata nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Juventus në epërsi, shënon Alvaro Morata!

Posted by Telegrafi.com on Tuesday, May 5, 2015

Kush tjetër përpos Cristiano Ronaldooooooooos! Barazohet gjithçka, Juventus 1 – 1 Real Madrid.

Posted by Telegrafi.com on Tuesday, May 5, 2015

Juve përsëri në epërsi! Kësaj radhe, Carlos Tevez shënoi nga pika e bardhë.Juventus 2 – 1 Real Madrid

Posted by Telegrafi.com on Tuesday, May 5, 2015