Justin Bieber dhe Hailey në Los Angeles mes zërave për ndërhyrje në romancën Kendall Jenner–Jacob Elordi

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey janë parë së fundmi në Los Angeles, mes raportimeve se çifti mund të ketë luajtur rol në afrimin e shoqes së tyre Kendall Jenner me aktorin Jacob Elordi.
Këngëtari 32-vjeçar u shfaq në humor të mirë teksa mbërriti në një restorant lokal, i veshur thjesht me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra sportive, ndërsa Hailey e shoqëronte me një stil më elegant dhe tërheqës.
Sipas burimeve të huaja, ata dyshohet se kanë inkurajuar njohjen mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordi, duke nxitur spekulime për një romancë të re në Hollywood, shkruan DailyMail.

Dyshja Jenner–Elordi janë përfolur prej javësh pas disa daljeve publike së bashku dhe takimeve në rrethin e ngushtë të miqve të përbashkët, përfshirë edhe Justin dhe Hailey.
Ndërkohë, Justin dhe Hailey u panë në një dalje të qetë në qytet, duke shijuar një mbrëmje private mes angazhimeve të tyre familjare.
Asnjë nga palët e përfshira nuk ka konfirmuar raportimet për rolin e tyre si ndërmjetës në këtë lidhje të përfolur. /Telegrafi/





















































