LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp: UEFA ndoshta mendoi se mund të vazhdonin garën pa Liverpoolin, por jo ende

Jurgen Klopp: UEFA ndoshta mendoi se mund të vazhdonin garën pa Liverpoolin, por jo ende
Jurgen Klopp (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Jurgen Klopp thotë se me kënaqësi do ta mirëpres kundërshtarin e radhës në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

The Reds u kualifikuan në fazën pas grupore pas fitores së mbrëmshme 1-0 kundër Napolit.


Trajneri i Liverpoolit bëri paksa shaka pas takimit duke thënë se ndoshta UEFA e ka menduar garën pa ekipin anglez.

Festa e Klopp dhe Salah në fund të ndeshjes (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“UEFA ndoshta mendoi se mund të vazhdonin garën pa Liverpool, por jo ende”, tha ai.

“Thashë nëse do të eliminoheshim, nuk do të ishte sonte. Do të ishte nëse në rast se e meritonim humbjen ndaj Napolit, por sonte ne e meritonim të fitonim”.

“Unë jam ende i mbushur me ndjenjë të mirë, kjo ndeshje ishte e mrekullueshme, e jashtëzakonshme, e pabesueshme, djemtë luajtën me gjithë zemër në fushë”.

Notat e lojtarëve: Liverpool 1-0 Napoli, Alexander-Arnold me notën më të lartë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Liverpool 1-0 Napoli, Alexander-Arnold me notën më të lartë

“Tani do ta kemi një kundërshtar të fortë në raundin e ardhshëm, deri në orën 19.55 nuk isha i sigurt se do të ishim në shorte. Nuk më intereson se me kë do të takohemi”, tha gjermani.

Ndryshe, shorti për fazën e ardhshme të ligës më elitare evropiane për klubet do të hedhet të hënën (17 dhjetor). /Telegrafi/