LAJMI I FUNDIT:

Jürg Stahl është kryeparlamentari i ri i Zvicrës

Jürg Stahl është kryeparlamentari i ri i Zvicrës

Deputeti nacional nga SVP/UDC, Jürg Stahl është zgjedhur sot, në ditën e fillimit të sesionit dimëror, kryetar i Parlamentit të Zvicrës. Me zgjedhjen në këtë post, politikani 48 vjeçar nga Cyrihu bëhet formalisht njeriu që mban pozitën më të lartë në institucionet zvicerane.

Në votimin që është bërë në parlament, për Jürg Stahl kanë qenë 157 nga gjithsej 172 votave të vlefshme, shkruan srf.ch. Ndërsa përkujton se kryetares së deritashme, deputetes nga FDP, para një viti, votën ia kishin dhënë 159 deputetë nga 183 që gjithsej kishin votuar.


Stahl është deputet nacional që nga viti 1999 dhe me këtë është deputeti i dytë nga Kantoni i Cyrihut me stazh më të gjatë në këtë institucion.

Javën e kaluar Stahl është zgjedhur kryetar i Komitetit Olimpik të Zvicrës, transmeton albinfo.

Ai konsiderohet si një politikan tipik i SVP-së. Ndonëse në pult dhe në media paraqitet rrallë, Stahl nga kolegët e tij konsiderohet si i besueshëm dhe kompetent, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ai për veten thotë se nga aspekti shoqëror më tepër anon nga krahu liberal ndërsa nga aspekti ekonomik, nga rryma e ashpër.