LAJMI I FUNDIT:

Juanflatroo i pamëshirshëm eliminon i vetëm ekipin Sprout CS:GO

Juanflatroo i pamëshirshëm eliminon i vetëm ekipin Sprout CS:GO

Sot ekipi i Bad News Eagles zhvillojë ndeshjen e parë në turneun REPUBLEAGUE, ku triumfoj në ndeshjen e parë kundër ekipit Sprout.

Ndeshja përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, në të mirë të ekipit shqiptar, e lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje u shpall Genc ‘gxx-‘ Kolgeci.


Ndërkaq loja e mirë nuk mungoj as nga lojtarët tjerë të ekipit Bad News Eagles, Flatron ‘juanflatroo’ Halimi u tregua i pamëshirshëm me aksionin e tij në mapin ‘Dust2’ ku me shpejtësi arriti të eliminoj pesë lojtarë të ekipit kundërshtar.

Ndeshjen e radhës ekipi i Bad News Eagles do ta zhvillojë kundër ekipit Mad Lions. /Telegrafi/