Anthony Joshua i ka dërguar një tjetër mesazh Deontay Wilder duke i thënë se “është i gatshëm” që të shpallet kampion i padiskutueshëm.

Kampioni i unifikuar që i posedon titujt IBF, WBA dhe WBO, e ka ripërsëritur dëshirën e tij për të dueluar edhe për titullin WBC, të cilin e mban boksieri amerikan.

Kampioni i unifikuar, Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Pas meçit fitores së Dillian Whyte ndaj Derek Chisoras, britaniku theksoi se Wilder është shënjestra e tij kryesore për duelin e 13 prillit në Wembley.

Pas fitores ndaj Chisoras, Whyte i kërkoi duel Joshuas, mirëpo 29-vjeçari deklaroi se objektivi primar është Deontay dhe nëse ai refuzon, atëherë do t’ia japë shansin Dillianit.

Anthony Joshua u afrua te ringu pas fitores së Dillian Whyte ndaj Chisoras (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Wilder barazoi në meçin e këtij muaji kundër Tyson Furyt dhe është raportua se do t’ia ofrojë mundësinë e rimeçit.

Lajmet për Anthony Joshua Lajmet për Anthony Joshua

Dominic Breazeale është sfiduesi i detyrueshëm i amerikanit, derisa edhe Whyte aktualisht pozicionohet në vend të parë nga WBC.

Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të ndeshem me Deontay Wilder për rripin e tij (WBC). E dini çfarë mu duk interesante? E dëgjova trajnerin (e Tyson Furyt) duke thënë se ai ka nevojë për pushim, ndërsa sapo është kthyer”.

“Tash mendoj se Deontay Wilder është në një pozitë të pavendosur, sepse është përpjekur të më bllokojë. Tash ai është në një pozitë të pavendosur. Unë jam i gatshëm…”, ka thënë Joshua, citon SkySports. /Telegrafi/