LAJMI I FUNDIT:

Joshua e lë të hapur opsionin e rimeçit ndaj Klitschkos në muajin prill

Joshua e lë të hapur opsionin e rimeçit ndaj Klitschkos në muajin prill
Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Eddie Hearn nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për një rimeç ndërmjet Wladimir Klitschkos dhe Anthony Joshuas më 13 prill të vitit të ardhshëm.

Gjatë një paraqitje në Sky Sports, promovuesi i boksit ka folur në lidhje me kundërshtarin e radhës të kampionit të WBA, WBO dhe IBF.


Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Boksieri britanik e ka të caktuar datën 13 prill të vitit 2019 për meçin e radhës që do të zhvillohet në Wembley, mirëpo akoma nuk është vendosur se cili do të jetë kundërshtari i tij.

Lajmet për Anthony Joshua
Lexo po ashtu Lajmet për Anthony Joshua

“Njerëzit flasin për Andre Ward, Wladimir Klitschko, kushedi se çfarë mund të ndodhë?”.

“Mirëpo, nuk mund ta kufizosh veten duke thënë: ‘Të gjitha vezët në një kosh, Deontay Wilder ose Dillian Whyte’, sepse ai pati një ndeshje shumë të vështirë ndaj Derek Chisoras”.

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Chisora dhe Haye thanë: ‘do ta mposhtim Dillian Whyte dhe do të ndeshemi me AJ’. Bernd Boente tha: ‘Nuk është Wladimir Klitschko’ dhe Wladimiri tha: ‘Pritni, mos flisni për mua, do të flas vet për veten'”.

“Një rikthim në prill, Wladimir Klitschko kundër Joshuas, kushedi? Çfarë do të ishte ajo? Dy vite pas duelit të tyre të parë epik. Një prej dueleve më të mira në histori të kategorisë së rënë. Do të shohim”, është shprehur Hearn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori