LAJMI I FUNDIT:

Josh Kroenke pranon se Arsenali nuk mund të konkurrojë për trofe në të ardhmen e afërt

Josh Kroenke pranon se Arsenali nuk mund të konkurrojë për trofe në të ardhmen e afërt
Josh Kroenke (Foto: Screenshot/ArsenalMedia)

Drejtori i Arsenalit, Josh Kroenke, ka pranuar se klubi i tij nuk është në pozitë për të konkurruar për trofetë kryesore, duke reaguar kështu ndaj protestave të tifozëve.

Djali 39-vjeçari pronarit të klubit, Stan Kroenke, ka thënë se ai dhe babai i tij janë të shqetësuar dhe i marrin parasysh pakënaqësitë e tifozëve.


Derisa Topçinjtë do të zhvillojnë sezonin e tretë radhazi jashtë Ligës së Kampionëve, 16 grupe tifozësh kanë kërkuar që klubi të përmirësohet si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Arsenal
Lexo po ashtu Arsenal

Përmes një letre të hapur që ua ka drejtuar tifozëve, Josh është përpjekur të sqarojë se pse klubi po kalon nëpër një periudhë të vështirë. Largimi i Arsene Wenger dhe nevoja e kohës për përshtatjen e Unai Emeryt, si edhe largimi i kreut të rekrutimeve, Sven Mislintat, konsiderohen si disa prej pikave që e kanë ngadalësuar procesin e zhvillimit të skuadrës.

“Nuk jemi naivë të mendojmë se ambiciet tona mund të arrihen gjatë natës dhe po i vëmë proceset në vend, për t’u siguruar që të mos mbesim vetëm me talentin, por talentin me mentalitetin e duhur që të na ndihmojë për t’i arritur objektivat më të mëdha në të ardhmen”, ka thënë mes tjerash drejtori i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori