LAJMI I FUNDIT:

Jose Gimenez i interesuar të shkojë te Unitedi

Jose Gimenez i interesuar të shkojë te Unitedi
Getty Images

Shënjestra e Manchester Unitedit, Jose Gimenez, është i interesuar që të transferohet në Old Trafford gjatë verës.

Mbrojtësi i Atletico Madridit ka qenë në planet e Jose Mourinhos në verën e kaluar, mirëpo Djajtë e Kuq nuk ia dolën të arrinin marrëveshje me klubin spanjoll për uruguaianin.


Gimenez largohet nga Atletico Madrid, tri skuadra të mëdha pas tij
Lexo po ashtu Gimenez largohet nga Atletico Madrid, tri skuadra të mëdha pas tij

Në këtë edicion, Gimenez është paraqitur vetëm në 16 ndeshje, prandaj është duke e menduar largimin.

Sipas the Manchester Evening News, lojtari dëshiron ta shfrytëzojë rastin të punojë me Mourinhon te Unitedi.

Mirëpo, për ta prishur kontratën e Gimenez ekziston klauzola në vlerë prej 65 milionë eurosh. Sidoqoftë, Unitedi do të përpiqet që ta blejë me një shumë më të vogël. /Telegrafi/