LAJMI I FUNDIT:

Jorginho zbulon arsyen pse duhet të fitojë Topin e Artë

Jorginho zbulon arsyen pse duhet të fitojë Topin e Artë

Mesfushori italian, Jorginho mendon se ai duhet të fitojë Topin e Artë për të treguar se jo vetëm golat merren parasysh për të fituar çmimin më të madh individual.

Ylli i Italisë dhe Chelseat është njëri nga kandidatët kryesor për të fituar Topin e Artë pasi u bë Kampion Evropian me klubin dhe vendin gjatë vitit 2021.


Megjithatë, Leo Messi mbetet favoriti për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit, por Jorginho ka treguar pse ky çmim duhet t’i jepet atij.

Rrjedhë një renditje e re për Topin e Artë 2021, ka ndryshime nga publikimi i fundit
Lexo po ashtu Rrjedhë një renditje e re për Topin e Artë 2021, ka ndryshime nga publikimi i fundit

“Nuk dua të kem shumë pritshmëri, por do të isha hipokrit nëse do të thosha se nuk mendoj për këtë”, ka thënë fillimisht Jorginho për GloboEsporte.

“Është mirë nëse ndodh, por nëse nuk ndodh, nuk do të ankohem”.

Rio Ferdinand i hutuar me emrin e njërit nga sfiduesit për Topin e Artë, anglezi gjithashtu zbulon favoritin
Lexo po ashtu Rio Ferdinand i hutuar me emrin e njërit nga sfiduesit për Topin e Artë, anglezi gjithashtu zbulon favoritin

“I mbaj këmbët në tokë dhe fokusohem në diçka tjetër, tashmë e kam fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA”.

“Nuk më takon mua të them nëse duhet të fitoj Topin e Artë, por do të ishte një nxitje për lojtarët e tjerë, për të treguar se jo vetëm golat merren parasysh”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori