LAJMI I FUNDIT:

Jordan Henderson tek Bayern Munich? Anglezi vetëofrohet tek gjiganti gjerman

Jordan Henderson tek Bayern Munich? Anglezi vetëofrohet tek gjiganti gjerman

Jordan Henderson mund t’i bashkohet bashkëkombasit të tij Harry Kane tek Bayern Munichu, teksa ai po kërkon largimin nga Liga Saudite, aty ku po paraqitet tek radhët e Al-Ettifaq.

Sipas talkSPORT, ish-kapiteni i Liverpoolit është vetëofruar tek dy klubet gjermane, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.


Henderson nuk është adaptaur me jetën në Lindjen e Mesme dhe është në kërkim të aventurave të reja, vetëm gjashtë muaj pasi u transferua në Arabi nga Liverpooli për shumën e 13 milionë eurove.

Fillimi i sezonit për mesfushorin anglez në Arabi nuk ka shkuar ashtu siç ai e kishte planifikuar pasi klubi ka fituar vetëm gjashtë nga 19 ndeshjet e luajtura deri më tani dhe momentalisht gjenden në pozitën e tetë në tabelë.

PSG dhe Bayern Munich po diskutojnë mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve, Kimmich pjesë e marrëveshjes
Lexo po ashtu PSG dhe Bayern Munich po diskutojnë mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve, Kimmich pjesë e marrëveshjes

Në rast se Henderson vendos përfundimisht për largimin, atëherë kjo lëvizje do t’i kushtonte atij rreth shtatë milionë euro.

Ai përfiton momentalisht 700 mijë euro në javë (pa taksa), por elementi pa taksa aktivizohet vetëm në rast se ai i përmbush dy vitet e para të kontratës së tij.

Momentalisht qëllimi i klubit është që ta bind lojtarin që të qëndrojë dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare për largim as nga ana e Henderson./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori