LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Maqedonia dhe Turqia janë shembull për bashkëpunim në rajon

Jolevski: Maqedonia dhe Turqia janë shembull për bashkëpunim në rajon

Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjenerali Salih Zeki Çolak, i cili gjendet në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë, sot realizoi takim me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe me shefin e shtatmadhorisë së ARM, gjenerallejtënantin Metodija Veliçkovski, transmeton Telegrafi Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e sotëm u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm midis forcave tokësore, mundësinë për trajnim dhe edukim të personelit civil dhe ushtarak, si dhe për gjendjen me emigrantët dhe krizën e cila e ka kapluar Lindjen e afërt, njofton MM.


Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë kanë nivel të lartë të bashkëpunimit në mbrojtje, i cili duhet të paraqet shembull se si duhet të bashkëpunohet në të gjitha sferat, por edhe si duhet të zhvillohen marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe më gjerë, theksoi ministri Jolevski.

Siç thuhet në njoftim, Jolevski e konfirmoi bashkëpunimin e nivelit të lartë dhe shprehu kënaqësi për kontaktet intensive me përfaqësuesit zyrtar turk, që paraqet pasqyrim të partneritetit strategjik midis Maqedonisë dhe Turqisë. Jolevski ka shprehur falënderim për përkrahjen e pa rezervë të Republikës së Turqisë në sferën e mbrojtjes e sidomos në procesin e integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

Gjenerali Çolak, siç bëhet e ditur në njoftim, ka theksuar se Turqia gjithnjë do ta përkrah Maqedoninë në realizimin e qëllimeve të saja strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE. Ai ka theksuar se dëshira e tyre është që Maqedonia të shndërrohet në vend të fuqishëm të hapësirës ballkanike. Ai po ashtu ka informuar që gjatë takimit me gjeneralin Veliçkovski është diskutuar për marrëdhëniet e mira midis dy armatave dhe për zhvillimin e tyre të mëtejmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori