LAJMI I FUNDIT:

Johnson për vizitë katër-ditore në Shtetet e Bashkuara

Johnson për vizitë katër-ditore në Shtetet e Bashkuara

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të niset sot për vizitë katër-ditore në SHBA, ku do të takohet me udhëheqësit botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 21 shtator dhe do të bëjë thirrje për veprime urgjente për të parandaluar ndryshimet klimatike para samitit COP26 që do të mbahet në muajin nëntor, në Skoci.

Johnson, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të OKB -së Antonio Guterres, do të presin një takim mbi ndryshimet klimatike, raportoi AP.

Ai gjithashtu do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që kur Joe Biden mori postin e presidentit të SHBA-së.

Me rreth 100 udhëheqës botërorë që priten në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Johnson do të kërkojë të nxisë veprimet gjatë një sërë takimesh të nivelit të lartë.

Downing Street tha se ai do të përqendrohej në mbështetjen e vendeve në zhvillim për të zbutur ndikimin e krizës klimatike, si dhe në përshtatjen me pasojat e saj.

Samiti i COP26 shihet gjerësisht si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. Është momenti kur udhëheqësit botërorë do të diskutojnë nëse është arritur mjaftueshëm që nga marrëveshja historike e Parisit për klimën e vitit 2015, raporton BBC.

Shkencëtarët thonë se për të shmangur ndikimet më të këqija klimatike, emetimet e karbonit duhet të shkurtohen me 45% deri në vitin 2030, por analiza e fundit e OKB -së tregon se trendi po shkon në drejtimin e gabuar. Në politikat aktuale kombëtare, emetimet mund të rriten me 16% në këtë periudhë.
Kjo mund të çojë në një rritje të temperaturës prej 2.7C mbi kohët para-industriale.

Ndërkohë klima tashmë është ngrohur në mënyrë të rrezikshme, me temperatura vdekjeprurëse, zjarre të egra dhe përmbytje dhe kjo me një rritje të temperaturës prej vetëm një gradë Celsius për momentin. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori