Johannes Hahn: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, një përparësi e BE-së
Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është njëra ndër prioritetet e Unionit. Kështu ka deklaruar sot nga Vjena, eurokomesari për zgjerim, Johannes Hahn, pas mëngjesit të punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz. Hahn ka theksuar se procesi i integrimit të këtyre vendeve në BE bazohet në merita dhe çdo vend do të trajtohet në mënyrë të veçantë.
JOHANNES HAHN, EUROKOMESAR PËR ZGJERIM
“Është e rëndësishme që të rikujtoj edhe njëherë se sa e rëndësishme është perspektiva evropiane e këtij rajoni dhe është e rëndësishme që të theksohet se bëhet fjalë për perpsektivën e gjashtë vendeve. I gjithë procesi bazohet në merita dhe është joreale se të gjitha vendet do të anëtarësohen njëkohësisht por, është e rëndësishme që të gjitha gjashtë vendet të kenë këtë perspektivën”.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se vendi i tij mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar se stabiliteti i Evropës në shkallë të lartë varet edhe nga stabiliteti i sigurisë së këtij rajoni.
SEBASTIAN KURZ, KANCELARI AUSTRIAK
“Ne vlerësojmë se Bashkimi Evropian mund të jetë i plotë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së. Për këtë, mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt aleancës evropiane dhe vëmendja jonë gjatë kryesimit me BE-në është e kthyer veçanërisht drejt këtij rajoni”.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, ka theksuar se Maqedonia do të punojë me përkushtim në këtë proces.
KOÇO ANGJUSHEV, ZV/KRYEMINSITRI PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Do të bëjmë përpjekje që të kryejmë detyrimin tonë shtëpiak, por edhe të sigurojmë jetë më të mirë për qytetarët tanë. Të dëshmojmë më shumë kapacitet për bashkëpunim rajonal, mes vendeve tona, veçanërisht nëse duam të kemi bashkëpunim më të mirë në të ardhmen me Bashkimin Evropian”.
Në këtë takim, ku morën pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, temë diskutimi ishim perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimit rajonal dhe konfliktit bilateral./TV Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën