LAJMI I FUNDIT:

Joe Hart nënshkruan me Tottenhamin

Joe Hart nënshkruan me Tottenhamin
(Foto: Facebook/Tottenham Hotspur)

Portieri anglez, Joe Hart, i është bashkuar Tottenham Hotspurit si lojtar i lirë. Ish-portieri i Manchester Cityt ka nënshkruar me klubin e ri deri në vitin 2022.

“Me kënaqësi ju njoftojmë për nënshkrimin e kontratës me Joe Hart deri në vitin 2022”, thuhet në njoftimin e klubit.


33-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Burnleyt, nga ku u largua pas përfundimit të kontratës më 30 qershor.

(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Hart ishte portieri kryesor i Anglisë në Kampionatin Botëror të vitit 2014. Mirëpo, pas angazhimit të Pep Guardiolas te City (në vitin 2016), karriera e tij pësoi rënie.

Më pas, portieri u huazua në klube të ndryshme, si Torino e West Ham United, para se të transferohej te Burnley në vitin 2018. Ai do të angazhohet si portier i dytë te Tottenhami pas Hugo Llorisit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori