LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm eliminim, Interi humbet mbi 12 milionë euro pas humbjes nga Barcelona

Jo vetëm eliminim, Interi humbet mbi 12 milionë euro pas humbjes nga Barcelona

Mosarritja e Interit për t’u kualifikuar në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë klubit me 12.2 milionë euro, pavarësisht se thyen rekordet e të ardhurave të ditës së ndeshjes.

Calcio e Finanza raporton se dështimi i Interit për t’u kualifikuar në raundin e ardhshëm do t’i kushtojë klubit italian me 12.2 milion € të vlerësuara.


Kjo shifër merr parasysh të ardhurat nga të drejtat televizive dhe shpërblimet e UEFA-s.

Interi pëson nga Barcelona në shtëpi – bie në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Interi pëson nga Barcelona në shtëpi – bie në Ligën e Evropës

Interi deri më tani ka fituar 40.7 milion euro nga garat në Ligën e Kampionëve, por ata mund të fitojnë një shumë shtesë, me një minimum prej 3.4 milion deri në 5.4 milion euro në varësi të asaj se sa gjatë mbesin në garë Juventusi, Napoli dhe Atalanta.

Uebfaqja financiare raporton se do të duhej që Interi të fitonte trofeun e Ligës së Evropës dhe të luante në Superkupën Evropiane për të rikuperuar paratë e humbura nga eliminimi i mbrëmshëm.

Ndërkohë, Nerazzurrët kishin gjithsej 71.818 tifozë në Giuseppe Meazza në ndeshjen e djeshme kundër gjigantëve katalunas.

Conte: Interi meritoi më shumë në Ligën e Kampionëve, me Barcelonën krijuam shumë
Lexo po ashtu Conte: Interi meritoi më shumë në Ligën e Kampionëve, me Barcelonën krijuam shumë

Corriere dello Sport raporton se kjo bëri që klubi të fitonte 7.8 milion euro në të ardhurat totale të ditës së ndeshjes.

Ky është një rekord italian, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Interi dhe Juventus në tetor, ku fitimi ishte 6.5 milion euro nga 75.923 tifozë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori