LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Atletico Madrid, një tjetër skuadër e madhe spanjolle tenton transferimin e Vedat Muriqit

Jo vetëm Atletico Madrid, një tjetër skuadër e madhe spanjolle tenton transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi e ka rikthyer formën e mirë pas një starti të dobët në La Liga.

Sulmuesi kosovar humbi dy penallti radhazi, por ato tani janë harruar dhe është rikthyer duke shënuar katër gola e duke asistuar në dy të tjerë në nëntë ndeshjet e para.


Por te Mallorca vazhdojnë mos të jenë të qetë për yllin kryesor të tyre i cili po pëlqehet nga klubet e mëdha.

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit
Lexo po ashtu Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

Mediat e ndryshme spanjolle kanë raportuar ditë më parë se Atletico Madrid po dëshiron transferimin e kosovarit në janar.

Todo Fichajes tani ka njoftuar se përveç Atleticos, në garë për transferimin e Muriqit është përfshirë edhe Sevilla.

Klubi andaluzian po kalon nëpër një krizë financiare dhe pritet t’i shes disa nga yjet e skuadrës si sulmuesit Rafa Mir, Dodi Lukebakio dhe Youssef En-Nesyri.

Vedat Muriqi zbulon sekretin e formë së lartë te Mallorca
Lexo po ashtu Vedat Muriqi zbulon sekretin e formë së lartë te Mallorca

Muriqi shihet si përforcimi ideal i Sevillës për repartin ofensivë me sulmuesin prizrenas që tani është ambientuar në mënyrë fantastike në La Liga dhe do të ishte një përforcim i madh për skuadrën andaluziane.

Megjithatë nuk do të jetë aspak lehtë për Sevillën transferimi i reprezentuesit kosovar, pasi Mallorca e vlerëson atë mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori