Singapori njihet si një prej vendeve me përqindjen më të lartë në botë sa i përket numrit të qytetarëve të arsimuar, me numër të madh të rrokaqiejve dhe apartamente luksoze, shkruan BBC.

Reklama

Megjithatë për një burrë kjo nuk vlen, pasi vendosi të kalojë jetën në një hapësirë të improvizuar në një prej pyjeve të shumta në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Oh Go Seng, 79 vitet e tij i kaloi i qetë – dhe duket shumë më mirë sesa gjysma e burrave që janë pothuajse përgjysmë më të ri se ai.

Në fillim të këtij muaji, historia për Ohun që jetonte në pyll u bë virale në Singapor – e shumë banorë të atjeshëm mbetën edhe të shokuar.

Reklama

Madje disa pyetën pse nuk i është ofruar ndihmë më e madhe – e ajo çfarë është më interesant është sesi arriti të jetoj një jetë të tillë për 30 vite.

Reklama

Gjithçka filloi në natën e Krishtlindjeve, kur Ohun e ndalën zyrtarët policorë dhe zbuluan se ai po bën tregti pa leje.

Shiste pemë e perime që i kultivonte, pasi që për shkak të pandemisë mbeti pa punë – pra shitjen e luleve në tregje.

Oh beson se atë e kanë raportuar te organet e rendit klientët e pakënaqur, me të cilët ishte grindur rreth një dollari që ua kërkonte për një produkt të caktuar.

Reklama

Në ato momente po kalonte një punonjës humanitar i cili vërejti se me të po flisnin zyrtarët që ia konfiskuan pemët e perimet.

Vivian Pan tha se është ndjerë “nervoze” – duke theksuar se nuk ka dashur që atë ditë të shkojë në shtëpi duarthatë.

“Megjithatë, e kuptoj në kuptimin e respektimit të ligjit, njerëzit nuk mund të shesin në rrugë”, shtoi ajo.

Reklama

Ajo filmoi incidentin dhe e postoi në Facebook, ku shpejt u bë viral, e në rastin e Oh në fund doli se kishte fituar vëmendjen e një politikani lokal.

Bëhet fjalë për Liang Eng Hva, i cili shpejtë zbuloi se në historinë e Oh ka më shumë. Ai në fakt ka jetuar në pyll për 30 vite pa e vërejtur këtë askush.

Reklama

Oh u rrit me familjen e tij në Sungei Tengahu – një fshat i vogël. Megjithatë në vitet e 80-ta ky fshat pothuajse u “shemb”, për t’i lënë hapësirë ndërtimit të objekteve të larta.

Shumicës së banorëve qeveria u kishte ofruar shtëpi të reja, por Oh nuk ka pasur mundësi të sigurojë një vend për veten. E vëllai i tij mori një apartament nga shteti, kurse Oh u ftua të jetoj me të, por në fund u largua pasi nuk dëshironte të jetë barrë.

Reklama

U rikthye në pyll në afërsi të vendit ku dikur kishte qenë shtëpia e tij e vjetër dhe filloi të kalojë netët në hapësirën e improvizuar si “shtëpi” të ndërtuar me copëza druri, bambus dhe tendë.

Reklama

Sapo që njerëzit t’i afrohen asaj “strehimoreje”, mund të shihet hiri që ka mbetur pasi Oh vazhdimisht përgatit ushqim. Rrobat dhe gjësendet e tij gjenden kudo, e një pjesë e “shtëpisë” së improvizuar shërben si hapësirë për fjetje.

Kopshti në afërsi të “shtëpisë” është vendi ku ai kultivon ushqimin që e konsumon. Drunjtë e mëdhenj mbi “shtëpi” i ofrojnë freski dhe asnjëherë nuk ndihet keq – pavarësisht se në Singapor mbretërojnë temperatura shumë të larta.

As vetmia për asnjë moment nuk ishte ndonjë problem i madh për të. Tërë kohën ka qenë i zënë duke u marr me kopshtin.

Reklama

Aspekti më i vështirë i jetës në pyll siç thotë ai kanë qenë minjtë, që gjithmonë gjejnë rrugën drejt “shtëpisë” së tij dhe hapin vrima nëpër rrobat e tij.

Reklama

Ka punuar punë të ndryshme sa herë që i jepej mundësia. Nga paratë e fituara, shkonte në Batam – ishullin e vogël në shtetin fqinj Indonezinë ku jeton bija e tij.

Udhëtimi i Oh në Batam u ndal pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, kurse Singapori mbylli kufijtë dhe lejonte udhëtimet vetëm për ata që janë të gatshëm të paguajnë çmimin e karantinimit dhe testin e COVID-19.

Megjithatë, ai arrinte ta ndihmonte financiarisht familjen – duke u dërguar nga 500 deri në 600 dollarë në muaj. E të pastrehët janë diçka e rrallë në Singapor

Reklama

GDP-ja për kokë banori në këtë shtet sillet në rreth 60 mijë dollarë, sipas të dhënave më të fundit të Bankës Botërore.

Reklama

Singapori gjithashtu ka një sistem të gjerë të strehimit publik, ku rreth 80 për qind e popullsisë që jeton në prona që subvencionohen, ndërtohen dhe menaxhohen nga Komiteti i Zhvillimit dhe Strehimit (HDB).

E në shkurt të këtij viti, në ditën e parë të Viti të Ri Lunar, me ndihmën e politikanëve lokalë, Oh është bërë me shtëpinë e tij të re dhe të parën në jetë.

Liang tha se ekipi i tij do të vazhdojnë ta ndihmojnë Oh, duke i ofruar edhe mundësinë të ribashkohet me gruan dhe vajzën në Indonezi.

Apartamenti njëdhomësh që tani e ndan me një burrë tjetër është i vogël. Disa gjëra personale i ka, e aty janë edhe frigoriferi, televizori, e bojleri që për të është një lloj luksi.

Reklama
Reklama

Është shumë i kënaqur me bojler pasi është mësuar të lahet në lumenjtë e pyllit. Tani punon si shofer, transporton punëtor nga një lokacion në tjetrin – e nganjëherë punon edhe në kopshte. /Telegrafi/