LAJMI I FUNDIT:

Jesus arrin shifrën e 100 golave në karrierë, thyen edhe një rekord të Neymarit në Ligën e Kampionëve

Jesus arrin shifrën e 100 golave në karrierë, thyen edhe një rekord të Neymarit në Ligën e Kampionëve
Gabriel Jesus (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Gabriel Jesus theu një rekord të mbajtur nga ylli i PSG-së, Neymar, pasi arriti 100 gola në karrierë me një hat-trik në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.

City ishte në disavantazh 1-0 pas golit të minutës së 10-të nga Dani Olmo, por ekipi  i Pep Guardiolas u kthye e fortë, me Jesusin që shënoi tri gola dhe një gol të vonshëm nga Phil Foden për të fituar 4-1.


Kampioni anglez e përfundoi fazën grupore të Ligës së Kampionëve me katër fitore dhe dy barazime në gjashtë ndeshje, duke arritur vendin e parë në Grupin C.

Edhe pse i kualifikuar, City fiton me rezultat bindës ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Edhe pse i kualifikuar, City fiton me rezultat bindës ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve

Për Jesusin, goli i tij i dytë ishte i 100-ti i karrierës së tij, me golin e tij të tretë që do të thotë se ai tani ka shënuar 101 herë.

Gabriel Jesus (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Jesusi ka shënuar 28 herë për Palmeiras, 18 herë për Brazilin dhe 55 herë për Man Cityn në një karrierë që është ende në fazat e para.

Por, arritja e 100 golave ​​nuk ishte i vetmi moment historik që Jesusi arriti në Zagreb të mërkurën.

Notat e lojtarëve: Dinamo Zagreb 1-4 Manchester City, Jesus më i dalluari
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Dinamo Zagreb 1-4 Manchester City, Jesus më i dalluari

Kjo pasi pasi sulmuesi i Cityt gjithashtu u bë braziliani që arrin më shpejtë shifrën e 10 golave në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Neymarin.

Neymar e arriti këtë në moshën 23 vjet e 75 ditë, por Jesusi e kaloi atë duke shënuar golin e tij të 10-të në Ligën e Kampionëve në 22 vjet dhe 252 ditë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori