Ditë më parë, aktori i famshëm botëror, Channing Tatum, bëri të ditur se po largohet nga rrjetet sociale për një periudhë të shkurtër.

Një gjë të tillë së fundmi, e ka bërë edhe e dashura e tij, këngëtarja Jessie J, derisa thotë se do të pushojë.

Channing Tatum heq dorë nga rrjetet sociale Channing Tatum heq dorë nga rrjetet sociale

Artistja 31 – vjeçare këtë njoftim e bëri përmes llogarisë së saj personale, Instagram, edhe pse ishte tejet aktive.

“Jam OK. E lumtur dhe e shëndetshme. Njerëzit shpesh supozojnë se largimi nga Instagrami tregon se ju po kaloni në diçka të keqe. Në fakt është e kundërta. Unë jam në një pozicion kaq të mirë dhe dua ta respektoj këtë. Instagrami është argëtues por nuk është jeta e vërtetë”.

“Ju dua të gjithëve. Do të kthehem shpejt”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja e hitit “Nobody’s perfect”.

Ndryshe, pas shkurorëzimit nga ish-gruaja e tij, Jenna Dewan, aktori Channing Tatum po shijon lidhjen e re me këngëtaren Jessie J. /Telegrafi/